SYRI TV/ ‘Diella’ nuk ngroh qytetarët në vend, refuzojnë propagandën e Ramës: Të na rrisë pensionet...

“Korrupsioni i ka rrënjët e thella, ndërsa Kryeministri kështu do të justifikojnë vjedhjet në të ardhmen”. Kështu e komentojnë ministren Diella qytetarët në disa rrethe të vendit. Të pyetur nga Syri Televizion, qytetarët shprehen se jetesa e tyre është përkeqësuar, për shkak të  pensioneve të ulëta dhe papunësisë. Ndërsa shumë prej tyre akuzojnë kryeministrin se i ka mashtruar për vite me radhë për rritjen e pensioneve.

Syri TV

Teksa Kryeministri po kërkon vëmendje në titujt e mediave ndërkombëtare me ministren “Diella”, qytetarët në Shqipëri duket se nuk kanë të njëjtin interes.

Syri televizion pyeti qytetarë në Korçë, Shkodër, Elbasan dhe Durrës, se çfarë mendojnë për ministren Diella. Shumica e qytetarëve, jo vetëm që nuk kanë inters për robotin e Kryeministrit Rama, por me këtë rast tregojnë se jeta e tyre është përkeqësuar për shkak të rrogave dhe pensioneve të ulëta, që nuk mjaftojnë për të përballuar kostot e jetesës.

Qytetarët rrëzojnë dhe propagandën e kryeministrit se me “Diellën” do të ulet korrupsioni, pasi ai i ka rrënjët e thella.

Madje mes qytetarëve ka prej tyre që nuk e kursejnë ironinë për “Diellën”.

Qytetarët shprehen mosbesues ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij në mandatin e katërt, pasi shprehen se janë mashtruar prej vitesh për rritjen e pensioneve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.