‘Po më shijon shumë kjo që po i ndodh ‘Velinës’ së burgut’/ Paloka: Po e shkelin me këmbë të vetët... Karma!
Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me votimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që i hapi rrugë shkarkimit të Erion Veliajt, të kërkuar nga kryeministri Edi Rama disa ditë më parë.
‘Po më shijon shumë kjo që po i ndodh ‘Velinës’ së burgut. Po e shkelin me këmbë, po e përshtyjnë e po ja zhysin fortë të vetët. Po lan haqet e atyre që ju ka bërë keq me vetëdije! Karma.’, shkruan Paloka në Facebook.
Postimi i plotë:
Nuk kam ndermend ta bej ndonjehere hipokritin as per “leverdi politike” as per etike fallse…
PO ME SHIJON SHUME KJO QE PO I NDODH VELINES SE BURGUT.
Po e shkelin me kembe , po e peshtyjne e po ja zhysin forte te vetet! Po lane haqet e atyre qe ju ka bere keq me vetedije! KARMA
DO TA SHIJOJE EDHE ME SHUME KUR KJO TI NDODHE “MRETIT”!