Këshilli Bashkiak i Tiranës nis procesin e shkarkimit të Erion Veliajt/ Njuma: Një epokë ndryshimi në kryeqytet

Pas një periudhe kolapsi dhe përplasje politike, Këshilli Bashkiak i Tiranës po shkon drejt shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Me votat e opozitës dhe një pjesë të mazhorancës që më parë e mbështeste, qyteti duket se po përgatitet për një ndryshim historik. Gazetarja Beti Njuma e përshkruan këtë moment si ‘thikën në zemër’ të Veliajt dhe shpreh besimin se Tirana po shkon drejt çlirimit nga një periudhë e diskutueshme qeverisjeje.

Postimi i plotë i Beti Njuma në FB:

Këshilli Bashkiak drejt shkarkimit të Erion Veliajt. Më në fund Tirana po shkon drejt çlirimit nga një i diskretituar. Me votat e opozitës, por sigurisht edhe me votat mazhoritare të atyre që deri dje e mbronin gjer në vdekje. Miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt. Zakonisht tradhtarët ta ngulin thikën pas krahëve, por kjo mbledhje e sotme është një thikë në zemër të Erionit. Nuk kemi asnjë keqardhje! Veliaj po korr atë që ka mbjellë! I vetmi peng është që i burgosuri i Durrësit nuk pati një përballje me ekzekutorët materialë të fundit më të turpshëm politik të një kryebashkiaku.