PD çoi në Kushtetuese dy padi/ Rama urdhëron Peleshin të thërrasë në takim krerët e grupeve të opozitës
Teksa PD ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese dy padi, njëra për rregulloren e Kuvendit dhe tjetra për Diellën, vjen reagimi i parë nga ushtari i Ramës në krye të Kuvendit. Mësohet se kryeparlamentari Niko Peleshi ka thirrur në një takim krerët e grupeve parlamentare të opozitës .
Peleshi ka thirrur në takim Gazment Bardhin, Tedi Blushin dhe Fatmir Mediun.
Kujtojmë se seanca e 18 shtatorit, ku u prezantua qeveria e re, u shoqërua me debate të forta në sallë, ndërsa opozita akuzoi Peleshin për shkelje të rregullores së Kuvendit. Ndërkohë, opozita nisi dhe një kërkesë për shkarkim të Peleshit, pasi e akuzojnë për shkelje flagrante të rregullores, por dhe Kushtetutës.
Peleshi inicoi nje votim të programit të qeverisë dhe përbërjes së saj në vetëm pak minuta, çka nuk ishte shikuar ndonjëherë në ndonjë parlament.