SYRI TV/ Sovjani i Maliqit pa ujë të pijshëm, banorët: Vjen vetëm 2 orë në ditë

SYRI TV

Banorët e fshatit Sovjan në Bashkinë e Maliqit ankohen për mungesë të ujit të pijshëm. Ata thonë se furnizohen vetëm 2 orë në ditë, por edhe ajo rrjedh uji që vjen në çezmat e tyre është i pakonsumueshëm.

Shumë banorë mbushin bidona me ujë në këmbë, me biçikleta ose me karroca, duke bërë kilometra të tëra për të siguruar furnizim për konsum dhe higjienë.

Ndonëse mungesa e ujit vijon prej vitesh, Bashkia e Korcës është justifikuar vazhdimisht duke u premtuar zgjidhje, por kjo zgjidhje nuk është gjendur asnjëherë, ndërsa për banorët e Sovjanit shpresat janë shuar se një ditë mund të ketë zgjedhje të problematikes së furnizimit me ujë të pijshëm.

E pyetur nga Syri TV, Drejtoria e ujësjellësit në Bashkinë e Maliqit ka deklaruar se do të ketë një ndërhyrje për të shtuar furnizimin me ujë, por kjo deklaratë e dhënë pritet të verifikohet në ditët në vijim.