'Sulmi me thikë në QSUT'/ Berisha denoncon: Krimineli patronazhist u mbajt në punë vetëm për PS-në, rrezikoi jetën e stafit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një infermier u plagos me thikë nga një punonjës i këtij institucioni.

Berisha thekson se agresori, i identifikuar si patronazhist i Partisë Socialiste dhe person me precedentë dhune, është mbajtur në punë dhe madje është emëruar përgjegjës i shintigrafisë vetëm pak muaj para zgjedhjeve, pavarësisht akteve të përsëritura të dhunës, kërcënimeve dhe konsumit të drogës.

Sipas Berishës, fakti që një individ i tillë jo vetëm që nuk u përjashtua nga spitali, por përkundrazi u promovua, tregon qartë sesi “narkoregjimi”, siç ai e cilëson, shpërblen dhe mbron kriminelët për interesa politike.

Berisha e konsideroi këtë jo vetëm një skandal të paprecedent, por edhe një rrezik serioz për jetën e mjekëve dhe infermierëve, duke e quajtur krimin “meritë” për pushtetin aktual.

Postimi i plotë:

Krimineli që goditi me thikë infermierin ishte patronazhist dhe i droguar!

Ai ka goditur dhe kërcënuar me armë mjekë dhe personel shëndetësor. Me gjithë këtë, ai dy muaj para zgjedhjeve është emëruar përgjegjës në shintigrafi. Admirues i flaktë i Lubi Ballukut!

Nga mesazhi del se krimi për narkosocialistët është meritë!

Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal dhe përpjekjen për të fshehur kriminelin.

Lexoni denoncimin e punonjësit dixhital!

Doktor, përshëndetje! Personi që goditi me thikë në Shefqet Ndroqi është një person që drogohet në ambientet e spitalit dhe është me precedentë të mëparshëm. Ka plagosur më herët për një problem në Federatën e Peshëngritjes. Infermieri që është goditur është një person flori më thonë, që nuk i ndihet zëri.

Por Dashamir Çajka ka qëndruar në punë vetëm se është patronazhist dhe ka qenë në fushatat e PS vazhdimisht.

Pra, kemi të bëjmë me një person me çrregullim personaliteti që duhej trajtuar nga mjekë psikiatër, por e kanë mbajtur në punë vetëm si patronazhist për të rrezikuar jetën e stafit dhe ja ku ndodhi.

Ka kërcënuar mjekun kirurg me armë.

Ka rrahur një punonjës të sterilizimit para disa muajsh dhe ka lënë punën personi i dhunuar nga halli.

Drejtoria e ka bërë shef të shintigrafisë 2 muaj para zgjedhjeve.