LSI vendos të flasë me emra: Ja kush është deputeti i PS-së që vjedh ujin në Tiranë

Anëtarë të LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë denoncuar në dëgjesën e sotme emra sipas tyre oligarkësh që vjedhin ujin e pijshëm me anë të lidhjeve të paligjshme.

Pak pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Erjon Veliaj, Endrit Braimllari tha se LSI disponon emra konkret të biznesmenëve që vjedhin ujin e pijshëm.

Kështu, këshilltarët e LSI përmendën para mediave emrin e deputetin e PS-së, Xhemal Qefalia, njëherësh edhe biznesmen.

“Kemi kërkuar që të ndërpriten lidhje të paligjshme të oligarkisë. Ka lidhje të paligjshëm si rasti i Xhemal Qefalisë, që ka lidhje të paligjshme në bizneset e veta. Ne do bëjmë opozitë parimore, institucionale dhe jemi me këmbë në tokë. Kemi kërkuar diferencim të familjeve në nevojë”, tha Braimllari.