Një pushtet si ky i ‘Lajes’

Nga Gent Strazimiri/

Asnjë ministër nuk e ka kompetencën të shkarkojë zëvendësin e tij.

Asnjë ministër nuk e ka as kompetencën të emërojë zëvendësin e tij.

Emërimi dhe shkarkimi i një zëvendësministri, është kompetencë e Këshillit të Ministrave.

Këshilli i Ministrave ia komunikon me shkrim emërimin e shkarkimin, pasi është mbledhur dhe e ka votuar, jo Ministri....

Kësisoj, akti i parë i ministres së brendshme është një mashtrim nga pikëpamja e komunikimit publik, injorancë totale nga pikëpamja e mekanizmit ligjor-kushtetues, shembullor për nga arroganca që lind prej injorancës e, që veç "Laja" në film i afrohet deri diku...

Media, e gjitha, pothuajse pa asnjë përjashtim, e mori, e shpërndau madje masivisht e duartrokiti "Lajen" në aktin e parë të ekzekutimit të pushtetit të pakufizuar, të palegjitimuar, të pakohë, në këtë vendin që është gati për të hyrë në Evropë... pret vetëm datën në kalendar!!!

KAQ!