EMRI/ I shpallur në kërkim nga GJKKO, arrestohet në Rinas i shumëkërkuari për trafik droge dhe pastrim parash
Policia e Shtetit ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale Robert Myftari, 52 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në hyrje të aeroportit të Rinasit nga strukturat e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Policinë Kufitare.
Ndaj tij ishte lëshuar masa e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me vendimin nr. 63, datë 22.06.2020.
Ai akuzohet për disa vepra penale të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, përfshirë “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Sipas hetimeve të SPAK, Robert Myftari dyshohet se ka qenë pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës në periudhën 2016-2018, i përfshirë në transportin e sasive të mëdha të Cannabis Sativës nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Njoftimi i Policisë
Policia e Shtetit
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në hyrje bënë kapjen dhe ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim ndërkombetar R. M., 52 vjeç, banues në Vlorë.
Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me
vendimin nr.63, të datës 22.06.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në
burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i
strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”.
Shtetasi i lartpërmendur
është hetuar në kuadër të një procedimi penal nga SPAK ku nga hetimet ka rezultuar si i
përfshirë në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë, në trafikimin e sasive të konsiderueshme të
Cannabis Sativës nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së, në periudhën 2016-2018.
Materialet do t’i kalojnë për kompetencë Prokurorise së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.