EMRAT - Tiranë/ Sherr në spital, punonjësi godet me thikë kolegun
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital shtetëror në Tiranë, ku dy punonjës raportohet se janë përfshirë në një konflikt.
Raportoht se 32-vjeçari Dashamir Çajka, me detyrë laborant radiolog, ka goditur infermierin Mikel Osmani.
37-vjeçari raportohet se është në kujdesin e mjekëve, ndërsa po punohet për kapjen e radiologut të arratisur.
Ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë, ku radiologu Çakja, ka plagosur me gërshërë infermierin Mikel Osmani.
Njoftimi i policisë:
Tiranë: Informacion paraprak/ Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.
Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.