Dega e PDSH në Itali dhe Forza Italia, takim me komunitetin shqiptar në Brescia/ Doda: Me rëndësi, integrimi i bashkë-atdhetarëve në politikë
Bashkë-koordinatori i Partisë Demokratike të Shqipërisë në Itali, Bardhok Doda së bashku me përfaqësues të Forza Italia, ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Brescia.
Doda e cilësoi takimin, si të jashtëzakonshëm dhe me vlera demokratike, referuar kjo edhe kuadrit të bashkëpunimit mes dy forcave politke mike, PD dhe Forza Italia.
Gjatë fjalës së tij, Doda e vuri theksin edhe tek integrimi i bashkë-atdhetarëve shqiptarë në politikën e shtetit italian.
Në takimin me shqiptarët në Brescia mori pjesë edhe deputeti dhe Presidenti i Komisionit të Mbikëqyrjes së Taksave, njëkohësisht përgjegjës në Departamentin e Ekonomisë në Forza Italia, Doktor Maurizio Casasco.