U mbyllën aeroportet e Kopenhagen dhe Oslos, kryeministrja daneze: Nuk mund të përjashtoj që të jetë Rusia
“Nuk mund të përjashtoj që të jetë Rusia” është shprehur kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, foli shkurtimisht këtë mëngjes me gazetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve nëse incidenti i fundit mund të lidhej me Rusinë.
“Kemi parë dronë mbi Poloni që nuk duhet të ishin aty. Kemi parë aktivitet në Rumani. Kemi parë shkelje të hapësirës ajrore të Estonisë. Kemi parë sulme kibernetike mbi aeroportet evropiane gjatë fundjavës.Tani kemi pasur dronë në Danimarkë dhe, duket, edhe në Oslo e Norvegji. Prandaj, mund të them vetëm që, sipas meje, ky është një sulm serioz ndaj infrastrukturës kritike daneze” shtoi ajo duke u treguar e kujdesshme në tonin e fjalëve të saj.
Frederiksen shtoi se qëllimi mund të ketë qenë “të shkaktohej ndërprerje dhe shqetësim, të shihej deri ku mund të shkohet dhe të testoheshin kufijtë
Çfarë ka ndodhur?
Rreth pesëdhjetë fluturime u anuluan dhe po aq të tjera u devijuan drejt aeroporteve të tjerë. Ky është bilanci i një mbrëmjes kaotike të 23 shtatorit, mbi qiellin e Kopenhagës, kur mbi aeroportin e kryeqytetit danez nisën të fluturonin “3-4 dronë me përmasa të mëdha”, sipas policisë, të cilët hynin dhe dilnin nga zona e aeroportit për disa orë. Forcat e rendit u angazhuan maksimalisht për të rikthyer situatën në normalitet.
Aeroporti i Kastrupit, më i madhi në Danimarkë, u mbyll rreth orës 20:30, kanë raportuar mediat lokale, pas zbulimit të disa dronëve të dyshimtë që po fluturonin mbi pistë. Disa fluturime që do të uleshin në kryeqytet u devijuan drejt aeroporteve të tjerë të vendit, ndërsa brenda ndërtesës së aeroportit u krijuan radhë të gjata me pasagjerë të mbetur në tokë. Me kalimin e orëve, rreth 70 fluturime u devijuan, përfshirë edhe drejt Suedisë, në Malmö dhe Göteborg. Numri i fluturimeve të anuluara arriti në 50. Aeroporti u rihap pak pas mesnatës, por vonesat dhe anulimet do të vazhdojnë.
Një zëdhënëse e policisë, Anette Ostenfeldt, konfirmoi se bëhej fjalë për “tre ose katër dronë të mëdhenj,", të cilët lëviznin brenda dhe jashtë zonës së aeroportit.