Procesi për shkarkimin e Veliajt/ Pollo: Fasadë e PS, opozita të mos legjitimojë farsën e shkarkimit
Në një reagim të fortë në Facebook, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Genc Pollo, denoncon hipokrizinë e mazhorancës socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Ai thekson se kërkesa e kryeministrit Rama për shkarkimin e Erion Veliajt nuk është asgjë tjetër veçse e njëjta që opozita kishte paraqitur qysh në maj 2025, por që u injorua dhe u bllokua nga PS-ja me qëllim për të penguar transparencën dhe demokracinë në kryeqytet.
Pollo i bën thirrje këshilltarëve opozitarë të mos legjitimojnë këtë proces fasadë me votën e tyre, por të qëndrojnë kundër abuzimeve dhe kapjes së institucioneve duke abstenuar ose duke u larguar nga salla gjatë votimit. Në një Këshill Bashkiak të “bunkerizuar” nga Veliaj dhe PS-ja, çdo votë pro do të ishte një tradhti ndaj qytetarëve dhe demokracisë.
Postimi i Plotë:
Sot Këshilli Bashkiak voton kërkesën e Ramës për shkarkimin e Veliajt.
Një kërkesë idem e paraqitën këshilltarët e opozitës në maj 2025 kur u përmbush tremujori i mungesës së kryebashkiakut siç e parashikon ligji. Mazhoranca e injoroi kërkesën e majit duke penguar futjen në rend-dite të mbledhjes së Këshillit.
Tashti që në PS u poqën kushtet për shkarkimin e Veliajt pyetja është cfarë lipset të bëjnë këshilltarët opozitarë. Të votojnë kërkesën e Ramës duke treguar koherencë edhe kur mazhoranca i ka votat e majftueshme? Duke harruar refuzimin jo-demokratik të kërkesës së majit? Si dhe duke hartuar bunkerizimin antidemokratik të Këshillit nga Veliaj e PS sidomos këtë vit?
Apo të debatojnë siç kanë bërë tërë kohën kundra krimeve dhe abuzimeve të Veliajt (që pjesërisht u aprovuan nga këshilltarët PS) e në momentin e votimit të abstenojnë ose të largohen nga salla?
Në kushte normale mund të votonin për shkarkimin.
Në kushtet anti demokratike të bashkisë Tiranë (e më gjerë) do të këshilloja opsionin e dytë.