Iku papritur nga Kukësi, por Ernest Gjoka menjëherë firmos kontratën tjetër

Trajneri i cili udhëhoqi Kukësin drejt titullit kampion në sezonin që lamë pas, Ernest Gjoka, u largua nga presidenti Gjici me pretendimin se i ka sjellë dëme klubit duke mos arritur në fazën tjetër të Champions League.

Edhe pse ky largim ishte i papritur, Gjoka tashmë ka gjetur punën e re. Sipas newsport.al, tekniku kryeqytetas ka firmosur me Supersport si analist në një nga emisionet sportive.

Edhe para se të bëhej trajner i kuksianeve, Gjoka shpeshherë ishte i pranishëm në media në rolin e specialistit të futbollit. Tashmë pritet që teknikun që nxori Kukësin për herë të parë kampion të jetë analisti i Superligës.