‘Rama po uzurpon të gjitha institucionet’, Hoxha: I zgjedhuri për kreun e Bashkisë Vlorë, asnjë lidhje me PS apo administratën

Atird Hoxha, Këshilltar i PD në Këshillin Bashkiak të Vlorës ka shpjeguar në një intervistë në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv të gjithë të vërtetat e zgjedhjes së njeriut të Ramës në krye të Bashkisë Vlorë.

Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai tha se Bashkia Vlorë është një institucion shume i rëndësishëm pasi u jep shërbim qytetarëve. Por ne ishim dëshmitarë të uzurpimit të bashkisë nga Edi Rama.

Atird Hoxha: Ermal Dredha ishte një pengesë për orekset e këtyre njerëzve dhe dëshirës për të grabitur pronat publike dhe jo vetëm. Dhe mendoj që është gjetur një personazh si ky i këtij zotërisë, i cili nuk ka asnjë projekt, nuk ka qenë asnjë ditë në administratë.
Mund të jete profesionist në fushën e tij nuk kam asnjë gjë për të gjykuar por nuk mundet kurrsesi që një njeri 10 ditë më përpara është emëruar nënkryetar i bashkisë, patjetër me urdhër të Ramës dhe të Çuçit dhe mbas dorëheqjes së zotit Dredha ky zotëria detyrohet që nëpërmjet një procedure antiligjore në Këshillin Bashkiak të marrë drejtimin e punëve të bashkisë Vlorë.
 
Flavio Qarri: Çfarë duhet të thotë për qytetarët një emërim kaq klientelist sa zoti Halili i cili për një javë katapultohet nga një frimë e preferuar e pushtetit në nënkryetar dhe kryetar bashkie.
 
Atird Hoxha: Unë mendoj se qytetarët janë të qartë. Ne po përpiqemi dhe do të vazhdojmë të insistojmë për të bërë transparent për sa të jetë e mundur të gjitha veprimet të cilat kryhen në institucionin e bashkisë dhe që është një nga institucionet më të rëndësishme. Sepse për të thënë të drejtën gjatë gjithë konsumimit të elementëve që do të duhet të marrin shërbime, është bashkia dhe institucionet në varësi të saj që do të duhet ti japin shërbime qytetarëve. Mendoj se është një situatë për të cilën qytetarët nuk është se janë të painformuar sepse ka një periudhë të themi tre-katër mujore të themi pas zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit në të cilat bashkia Vlorë ka qenë në lupën edhe të medias edhe të debateve politike që ne kemi zhvilluar në Këshillin Bashkiak të vëmendjes së Kryeministrit për ta uzurpuar dhe për të shkelur edhe në këtë rast ligjin edhe për autonominë vendore. Sepse ju e keni parë, ka qene ai së bashku me shpurën e tij, një komision i pamandatuar nga njeri, që është komisioni Çuçi, Vengu,Sinaj, të cilët pas vizitës flesh të Ramës në ditën e parë në bashki me britma dhe kërcënime ndaj kryetarit të Bashkisë, Drejtorëve të Drejtorive, pasi u kërkoi atyre që të largoheshin të gjithë në grup, i dha komandën këtij komisioni për të bërë të mundur të çonin deri në fund edhe projektin e tij për të larguar edhe Dredhën. Mendoj se qytetarët janë shumë të qartë dhe po e shikojnë se si po zhvillohen ngjarjet në bashkinë e Vlorës.

Pra, pas largimit të Dredhës, personazhi i cili është zgjedhur për të drejtuar Bashkinë e Vlorës, nuk ka asnjë lidhje me administratën. Nuk ka asnjë lidhje s me Partinë Socialiste, pavarësisht debateve që zhvilluam dje, dhe një nga këshilltarët atje tha që është socialist. Unë mendoj që nuk asnjë lidhje me PS. Pasi unë për fatin e keq të atij që e deklaroi që ishte socialist dhe për fatin e mirë të qytetarëve që do të duhet te informohen, jam lindur e rritur dhe merrem me politike qe nga mosha 14 vjeç. Dhe do të ishte një personazh të cilin do ta kisha hasur, siç kam shumë të njohur në organizatat rinore FRESH-in e famshëm, të cilët I njoh dhe janë sot njerëz që kryejnë atë aktivitetin e tyre pa qenë pjesë e kësaj administrate. Sepse për fat të keq, edhe këtë duhet ta themi, se nuk është më PS, nuk është ai FRESH i famshëm. Është një grup një sekt i cili është titullur nga Rama që në 2013 si rilindja dhe janë këta që drejtojnë me këto personazhe pa asnjë begraund administrativ, pa asnjë begraund në drejtimin e institucioneve shtetërore të cilët katapultohen dhe që jam i bindur që në ditët në vazhdim do të dalë edhe arsyeja se pse janë zgjedhur këto personazhe që qëndrojnë në tavolina dhe skuta pranë klientëve që qëndrojnë pranë Edi Ramës dhe qeverisë së tij.