Prindi 1 dhe 2/ ‘U sugjerua që më 2008, s’e pranoi qeveria e kryeministri’/ Mehmeti: Prishte ekuilibrat, s’kishte lidhje me arsimin!
Për ekspertin e arsimit, Ndriçim Mehmeti, diskutimet mbi të ashtuquajturin ‘Prindi 1 dhe 2’ kanë nisur thuajse një dekadë më parë, porse një qasje e tillë për t’u përfshirë në sistemin arsimor, kryesisht në shkolla u hodh poshtë nga qeveria dhe kryeministri Sali Berisha.
Nën petkun edhe të zyrtarit të Ministrisë së Arsimit në vitin 2008, Mehmeti thotë solli shembullin e një shkollë në Tiranë u diskutua mbi 3 versionet e familjes, dhe rekomanduan që të përfshihej në tekstet shkollore, por që nuk u pranua, pasi prishte ekuilibrat dhe nuk kishte asnjë kuptim të bëhej pjesë e kurrikulave.
‘S’është barazi gjinore, t’i japësh disa të drejta të ashtuquajturit ‘komunitet’ dhe t’i mohosh shumicës të drejtat’, theksoi eksperti Mehmeti.
Sipas tij, diskutime të tilla vijnë në një kohë kur shoqëria është dobësuar dhe kur nuk ke një arsim të shëndoshë, por në rast se ke një familje dhe arsim të fortë, atëherë ide të tilla vështirë se mund të depërtojnë.
Mehmeti hodhi dyshime se pas diskutimeve ‘prindi 1 dhe 2’ mund të jetë edhe një diversion për të harruar problematika të mëdha që ka vendi.
Ka ardhur një kërkesë, në atë kohë punonim për kapitullin e liberalizimit të vizave, isha kryetar i grupit të punës në Ministrinë e Arsimit. Vjen një i huaj, thotë kemi këtë e këtë...në fund më tha e kupton se çfarë dua të them?!
Kemi një shkollë këtu afër, ‘Avni Rustemi’, hajde thashë së bashku bisedojmë që kemi 3 lloje familjesh, atëherë thamë ne sugjerojmë, atëherë ne e hedhim poshtë, u thashë. Unë isha zyrtar arsimi. Në atë kohë e kuptova që qeveria dhe kryeministri e hodhi poshtë në atë kohë këtë sugjerim. Ju e rekomandoni, u thashë, ne s’e zbatojmë.
Ishte kundër asaj që ne kemi besuar në Zot e natyrë, ishte gjithçka që prishte ekuilibrat dhe s’kishte asnjë kuptim në arsim S’është barazi gjinore, t’i japësh disa të drejta të ashtuquajturit ‘komunitet’ dhe t’i mohosh shumicës të drejtat. Kishte të bënte me atë që s’është e sotmja, është e kahershme.
Diskutime të tilla vijnë sa herë që shoqëria është e dobësuar dhe s’ke një arsim të shëndoshë, Kur ke një edukim që nis nga familja e shkolla, atëherë e ke të vështirë të depërtojnë ide të tilla që në fund s’kanë lidhje me faktin dhe realitetin që ne jetojmë, s’reflekton asnjë gjë. Pse sot, pse tani po diskutohet?! Mund të jetë edhe një diversion për të harruar problematika të mëdha që ka vendi.
Nëse do ta nisësh më ligjin, hajde ta nisim nga arsimi, me kurrikulën, me përmbajtjen e teksteve, ku mësohen dhunë e ca gjëra që askush s’i kupton e t’i çojë në hulli te kjo që po themi ne tani, te këto gjinitë, devianca, orientim, shprehje gjinore. Këtu lind femër, për snobizëm kalon periudhë lesbicizmi, pastaj reflekton e nuk e di çfarë ndodh. Ka një seri pyetjesh që ka të bëjë me situatën ku jemi.