FOTO/ Zgjidhet kryetarja e Kolegjit të posaçëm të Apelimit. Ja kush është kryegjykatësja e Shqipërisë

Është zgjedhur sot edhe kryegjyqëtarja e Shqipërisë, me reformën e re të drejtësisë dhe vettingun.

Sot është zgjedhur Kryetarja e Kolegjit të Apelimit, Natasha Mulaj. Ajo është zgjedhur me votim në prani dhe me monitorim e vëzhguesve  ndërkombëtarë.

Natasha Mulaj është anëtare e Kolegjit të Apelimit.

Në Kolegjin e Apelimit kanë votuar për kryetaren 7 anëtarët e tij.

Në votim kanë marrë pjesë Ina Rama, Luan Daci,  Sokol Çomo, Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Rezarta Schultz.

Këtë e ka konfirmuar me një postim edhe në Twitter, Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për reformën në drejtësi.