Albana Koçiu e nis punën duke ‘mbledh’ bishtat e cigareve të…
Krimi, droga, korrupsioni? Jo jo, ato presin.
Albana Koçiu po zhvillon “Operacionin Anti-Duhan”, se tymi i një cigareje është rreziku më i madh për sigurinë kombëtare dhe Policinë e Shtetit.
Dhe që qytetari ta ndjejë se jeton në shtet ligjor, ministrja Koçiu ka filluar të gjëmojë vetë bishtat e cigareve, dhe sigurisht lajmi ka marrë dhenë (me urdhër), ministrja shkarkon zëvendësministrin se e kapi duke pirë duhan.
Me aktin e parë të saj si ministre, Albana, po tregon se krimi dhe bandat e lidhura me policinë e shtetit do të bëjnë pallë këto kohë. Ministria e Brendshme nën Ramën ka patur lloj-lloj ministrash, por një qesharake të tillë zor se gjen.
Gjatë ditës së sotme, zyra e propagandës së Ministrises së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka shpërndarë lajmin në media se i ka propozuar Qeverisë shkarkimin nga detyra të zëvendësministrit Andi Mahila, pasi ishte fotografuar duke pirë cigare në zyrë.