FOTO-EMRI/ Policia sqaron plagosjen e ndodhur në 'Skelë' të Vlorës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në zonën e Skelës, në Vlorë. Në një automjet tip Audi A5 me targa AB 461 JK, dyshohet se ka ndodhur një konflikt mes 37-vjeçarit Skerdi Mehmetaj Piperi, i cili ndodhej brenda makinës, dhe një ose disa personave që gjendeshin jashtë saj.

Sipas të dhënave paraprake, nuk është ende e qartë nëse bëhet fjalë për një vetëplagosje apo për përdorim arme nga persona të tjerë. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se i plagosuri mund të jetë dëmtuar në momentin që ka nxjerrë armën, por një tjetër pistë është edhe përplasja brenda automjetit, pasi xhami i përparmë i makinës është i thyer.

37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij nuk dihet ende në detaje. Policia e Vlorës është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Vlorë/ Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, lidhur me shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, i cili mbërriti sot në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri, nga verifikimet e shpejta hetimore dyshohet se 37-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen ‘10 Korriku’.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe arma e zjarrit (pistoletë), e cila dyshohet se është hedhur nga shtetasi S. M, brenda një automjeti, pas ngjarjes.

Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.