Hamasi i harton letër presidentit Trump, ja çfarë janë kërkesat
Hamasi i ka hartuar një letër Presidentit amerikan Donald Trump, duke i kërkuar që të garantojë një armëpushim 60-ditor në Gaza në këmbim të lirimit të menjëhershëm të gjysmës së pengjeve që mbahen ende të ndaluar, raporton Fox News, duke cituar një zyrtar të lartë të administratës Trump dhe një burim të dytë të përfshirë në negociata.
Sipas raportimeve, letra pritet t’i dorëzohet Trumpit gjatë kësaj jave dhe aktualisht mbahet nga Katari. Një burim i tha Channel 12 News se Hamasi nuk e ka nënshkruar ende dokumentin, por mund ta bëjë këtë në ditët në vijim.
Trump, i cili ka tentuar të paraqitet si paqebërës në arenën globale, më herët i ka bërë thirrje Hamasit të lirojë të gjithë pengjet e marrë gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.
Ndërkohë, Katari ka pezulluar përpjekjet për ndërmjetësim në një marrëveshje për lirimin e 48 pengjeve të mbetura, pas përpjekjeve të Izraelit për të eliminuar udhëheqjen e Hamasit në Doha në fillim të këtij muaji.
NEW: Hamas wrote a letter to President Trump asking him to personally guarantee a 60-day pause in Gaza in exchange for immediately releasing half of the hostages, Fox News has learned from a Senior Trump administration official and a second source directly involved in the talks. pic.twitter.com/GynGHGx2xB
— Trey Yingst (@TreyYingst) September 22, 2025