Plagosje me armë në Vlorë/ 37 - vjeçari shkon në spital me plumb në këmbë
Një person është paraqitur në spital me plagë shkaktuar me armë zjarri. Personi ka plagë në këmbë.
Policia informoi se sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.