SYRI TV/ Elis Halili Kryetar i urdhëruar i Bashkisë Vlorë, debate të forta në mbledhjen e këshillit! PD: Ju çojmë në prokurori
Këshilli bashkiak i Vlorës ka zgjedhur nënikryetari e kësaj bashkie për të drejtuar qytetin bregdetar pas dorëheqjes së kryetarit të zgjedhur të kësaj Bashkie i cili u largua pak kohë më parë pas debateve të shumta me kryeministrin Edi Rama i cili i shkarkoi të gjithë drejtorët e Bashkisë së Vlorës.
Këshilltarët Socialistë kanë votuar nënkryetarin e Elis Halili i cili mbante postin e nënkryatrit të institucionit vendor.
Mbledhja është shoqëruar me debate të forta ku kryetarja e këshillit bashkiak nuk i ka dhënë fjalën këshilltarëve demokrat të cilët kanë kërkuar sqarime rreth propozimeve të bëra nga socilistet.
Por pavarësisht debateve të shumta, me votën në mazhoracë këshilltarët e majtë kanë zgjedhur nënkryetarin Elis Halili.
"Ne do shkojmë në prokurori' tha Atird Hoxha.
Ndërkohë gjatë paraditës së kësaj të hëne këshilltari demokrat Geron Gunabardhi për emisionin “Kafe Shqeto’ në Syri Tv zbulon prapaskenat e këtij votimi. Ai tha se Blendi Çuçi u ka dhënë udhëzim këshilltarëve socialistë të Vlo rës që në mbledhjen e së hënës të mbështesin Elis Halilin si kryetar të ri të Bashkisë Vlorë. Nga frika e votës së fshehtë kanë urdhëruar që votimi të jetë i hapur, duke bërë që urdhërat e Çuçit të zbatohen pik për pikë.