‘Spider-Man’ në rrezik! Aktori britanik, Tom Holland rrëzohet në sheshxhirim, përfundon në spital

Aktori britanik Tom Holland është dërguar me urgjencë në spital, pas një aksidenti të rëndë gjatë xhirimeve të filmit të ri “Spider-Man: Brand New Day”.

Ngjarja ndodhi më 19 shtator, kur Holland goditi kokën gjatë një skene të rrezikshme dhe u rrëzua në sheshxhirim. Ai iu nënshtrua menjëherë analizave mjekësore për të vlerësuar nëse kishte pësuar një tronditje të trurit.

Prodhimi i filmit, me buxhet 200 milionë dollarë, është pezulluar përkohësisht deri në rikuperimin e aktorit. Babai i tij, Dominic Holland, konfirmoi se djali do të marrë një pushim nga xhirimet “për një kohë”.

Pavarësisht incidentit, Holland kishte shprehur së fundmi entuziazmin e tij për projektin, i cili pritet të dalë në kinema më 31 korrik 2026.