Berisha: Nën implikimin direkt të Ramës janë zhdukur qindra milionë euro dhe ai e ka kuptuar se Veliaj mund t’ia nxjerrë në shesh

Kreu i opozitës Sali Berisha ka deklaruar gjatë daljes mediatike se Edi Rama ka frikë nga Erion Veliaj se mund t’ia nxjerrë në shesh aferat qindra milionë euro.

Berisha: Edi Rama është më i implikuar se Erion Veliaj, jo në garderobën e Velicës, jo në garderobën. Edhe njëherë e theksoj se edhe ajo është akt i pamohueshëm. Por nëqoftëse bëhet fjalët 860 mijë euro para të bashkisë të kaluara nëpërmjet OJF-ve dhe kompanive tek llogaritë e Velicës, janë të zhdukura vetëm me djegësin e Tiranës, 130 mln euro.

Janë të zhdukura 60-70 mln euro të dherave.

Janë të zhdukura rreth 13 mln me ‘EcoParkun’ e Porto Romanos. Nga 19 është realizuar me 6.7 mln euro. Që të gjitha direkt implikime të Edi Ramës.

Ai do ta shndërrojë Erion Veliaj. Tani e ka kuptuar që gjithçka është vepër e Edi Ramës dhe ai e ka kuptuar këtë që Veliaj mund t’ia nxjerrë ato në shesh.

Prandaj dhe Gjushin.

Thashë unë, telefonoi Gjushit, bëji një telefon, si e kalove natën mbrëmë thuaj.