Shuhet ikona e filmit, regjisori dhe aktori i njohur Enver Petrovci

Ndërron jetë  regjisori i njohur dhe  aktori i njohur shqiptar, Enver Petrovci, një nga figurat më të rëndësishme të skenës dhe ekranit shqiptar.

Lajmi për ndarjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët.

Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë.

Hapat e parë në aktrim i mori në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, ndërsa studimet universitare për art dramatik i përfundoi në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd.

​I ndjeri kishte arritur karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212”, me rolet e luajtura aty u bë i njohur në mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar si një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe.

Pas mbarimit të luftës në ish-Jugosllavi, pas vitit 1999 vazhdoi me sukses karrierën e tij artistike kryesisht në trojet shqiptare, në Kosovë, Shqipëri por edhe më gjerë.

Karriera e tij përfshin dhjetëra role në teatër, film dhe televizion, ku spikat interpretimi i fuqishëm dhe aftësia për të mishëruar karaktere të ndryshme. Përveç aktrimit, Petrovci ka lënë gjurmë edhe si regjisor dhe dramaturg, duke sjellë vepra të rëndësishme në skenë. Ai është gjithashtu autor i disa librave dhe dramave që kanë pasuruar letërsinë shqipe.


Enver Petrovci është themelues i disa institucioneve kulturore në Kosovë, ndër to edhe “Akademia e Arteve në Prishtinë” e “Teatri i Babës” ku ka dhënë një kontribut të madh në formimin e gjeneratave të reja të artistëve.