Berisha: PD ka disa kandidatë të shkëlqyer për Tiranën! Gjushi u dërgua në qeli vetëm për të takuar Erion Veliajn

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për media ka komentuar mbi kandidaturat e Partisë Demokratike për kryeqytetin dhe situatën politike në Tiranë.

Ai u shpreh se PD ka jo një, por disa kandidatë të shkëlqyer, të pakrahasueshëm me atë që e cilësoi si “Korbën e Korrupsionit”, duke e quajtur kandidaten socialiste si figurën më të zezë në historinë e qytetit.

Berisha theksoi se përgjatë pandemisë së Covid-19, kjo kandidate është përgjegjëse për vjedhje të fondeve dhe politika që çuan vdekshmërinë e shqiptarëve në nivelet më të larta në botë.

Pjesë nga deklarata:

Tani ajo pyetja. PD ka jo një, por disa kandidatë të shkëlqyer, të pakrahasueshëm me Korbën e Korrupsionit, e cila përbën kandidaten më të zezë në tërë historinë e qytetit të Tiranës.
Po unë besoj se kandidatët nuk mund të jenë gjë tjetër veçse emra.
Ka emra... nuk jam unë i autorizuar të nxjerr emra këtu, por të siguroj që PD ka kandidatë të pakrahasueshëm me Korbën e Covid-it, përgjegjëse direkte me vjedhjet e tmerrshme të fondeve dhe politikave që ndoqi gjatë pandemisë së Covid-it, duke i çuar vdekjet e shqiptarëve në nivelet më të larta në botë.
Pra, ka pa diskutim jo një, por disa kandidatura...
...Erion Veliaj ka bërë letër kërkesë që të dëgjohet.
Këshilltarët tanë, të garantoj që do të votojnë që ai të dëgjohet.
Nuk ka diskutim. Ajo është një e drejtë që nuk mund t’i mohohet atij.
Përkundrazi të jeni aty dhe ju do shihni se si do ia rendisin këshilltarët tanë të gjithë dosjen e zezë. Edhe ato që renditur Skapi, edhe ato qëka fshehur Skapi, të gjitha së bashku.
Pra, kjo është.
Por besoj se është gjëja më elementare që tjetrit, ndaj të cilit merret një masë, të dëgjohet. Mbrëmë ai ka fjetur me Gjushin në qeli.
E morët vesh? Po. Gjushi u dënua tetë ditë vetëm e vetëm që të shkojë në qeli tek ai.
Ja, këto nuk i pëlqej unë. Jo, këto unë jam kundër tyre.
Do të respektohen të gjithë rregullat.
Se Gjushi është si urith.
Dhe i them Gjushit ke bërë gabimin më të madh të jetës. Mos i bëj spiun ordiner.
Ç’punë ke ti me Erion Veliajn? Lëre aty.
Tetë ditë Gjushi burg, por kjo është...
Vazhdojmë...