Berisha: Petrit Malaj mashtroi në deklarimin e pasurisë! Emërimi i tij përbën kërcënim madhor për financat e Shqipërisë dhe shqiparëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për media të mbajtur ditën e sotme, ka akuzuar qeverinë Rama për emërime klienteliste dhe korruptive në postet më të rëndësishme të shtetit.
Berisha u ndal te rasti i ministrit të Financave, Petrit Malaj, duke e akuzuar atë për mashtrime në deklarimin e pasurisë dhe konflikt të plotë interesi, ndërsa theksoi se posti i tij është një dhuratë direkte nga Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku.
Sipas Berishës, të ardhurat e deklaruara nga ky “klan” janë qesharake, ndërsa ministri i Financave, për të paktën shtatë vite, nuk ka deklaruar pagën e tij si drejtor ekzekutiv, duke u paraqitur si “profesionist i lirë”.
Berisha theksoi gjithashtu se emërimi i Malajt është bërë në funksion të shërbimeve dhe pagesave që ai ka kryer për Edi Ramën dhe “Lubi Ballukun”, duke e cilësuar si një vendim obskur dhe kërcënues për financat e vendit dhe të gjithë shqiptarëve.
Pjesë nga deklarata:
Po të shihni të ardhurat e deklaruara të këtij klani, janë qesharake.
Pra, po lexoja dje se kandidatëve për akademinë e rendit, u kërkohej një vërtetim nga Skapi i partisë, ata e dinë sepse, për të parë integritetin e tyre.
Kurse për t’u bërë ministër, Rama dhe Lubia të bëjnë në funksion të pagesave që u bën, të shërbimeve që u kryen.
Kur një ministër Financash mashtron për të paktën 7 vite, nuk deklaron rrogën e tj si drejtor ekzekutiv, por paraqitet si profesionist i lirë.
Kur lidhjet e tij me famëziun Gjoleka dhe bandat përreth tij, janë shumë komprometuese.
Mendoj se Petrit Malaj është me mashtrimin që ka bërë, në deklarimin e pasurive, me konfliktin e plotë të interesit, atë post e ka marrë në mënyrën më obskure.
Mirëpo keni parasysh ju, ai post është dhuratë totale e Edi Ramës, Lubi Ballukut.
Dhe përbën nivelin më kërcënues për financat shqiptare, po të kemi parasysh se në mënyra të përsëritura, ministra socialistë, kanë refuzuar firmat e urdhrave të paligjshëm të Edi Ramës, dhe jo njëherë, dhe kanë zbatuar ligjin.
Emërimi i këtij skllavi në atë detyrë përbën kërcënim madhor për financat e Shqipërisë dhe shqiptarëve.