Lamine Yamal, i bindur për triumfin, ka përgatitur festën e tij për Topin e Artë

Parisi është gati për Lamine Yamal, i cili udhëton me një ‘entourage’ prej 20 personash, ndërsa të gjitha përgatitjet për një natë historike janë të kompletuara.

Sonte (22 shtatr) do të zhvillohet ceremonia e Topi të Artë 2025 në Théâtre du Châtelet të Parisit dhe një nga protagonistët kryesorë pritet të jetë ylli i FC Barcelonës. Vetëm 18 vjeç, Yamal jo vetëm që vjen si kandidat për çmimin më të madh individual në futboll, por sipas medieve spanjolle ka planifikuar edhe një festë private nëse emri i tij shpallet si futbollisti më i mirë i sezonit 2024-25. Ky veprim tregon besim të plotë në fitore.

Yamal do të shoqërohet nga rreth 20 persona, shumica familjarë, të cilët do të jenë të veshur me vjedhje të firmës ‘Dolce & Gabbana’ për natën madhështore. Madje, babai i tij, Mounir Nasraoui, ka udhëtuar më parë për të siguruar që çdo detaj të jetë gati dhe festa të jetë në nivelin e duhur.

Kjo lë të kuptohet se i riu spanjoll dhe rrethi i tij janë të bindur për triumfin e tij, pavarësisht konkurrencës së fortë nga Ousmane Dembélé i PSG-së, një tjetër kandidat i rëndësishëm për çmimin.

Përtej festës, një fitore e mundshme e Yamal do të ishte historike. Vetëm 18 vjeç, ai është konsoliduar si një nga lojtarët më të mirë në botë, me shpejtësi, driblime dhe goditje të saktë të topit, duke e bërë të domosdoshëm për Barcelonën dhe Kombëtaren e Spanjës. Një përformancë e tillë mund të kulmojë me marrjen e çmimit individual më prestigjioz në futboll.