Rama pranon që Diella është ministre ‘fake’: Nuk do marrë vendime, do i marrim ne

Siç duket ka filluar ta kuptojë, ose e ka bërë ekspres për tu tallur me shqiptarët dhe thjesht si një propagandë e cila ishte i bindur që do të publikohej nëpër faqet on-line të mediave ndërkombëtare, që Diella nuk shërben për asnjë gjë.

Atë që donte ai, e arriti, talljen dhe fluksin e lajmeve për disa dite që të harrohej qeveria e tij mediokre dhe vjedhja e zgjedhjeve të 11 majit.

Klouni i atletëve të bardha tani, zgjodhi një kloune artificiale që të hiqte një cike vëmendjen dirket nga vetja.

"Njerëzit që kanë një opinion të ndryshe, nuk kuptojmë që ministrja e AI nuk do të marrë vendime për ne, ne do t’i marrim vendimet. Ne nuk po i delegojmë përgjegjësinë për të qeverisur apo për të marrë vendime përfundimtare. Po i japim asaj përgjegjësinë të bëjë atë që ajo bën më mirë se ne. Dhe ajo është të procesojë të dhëna në mënyrë të shpejtë dhe të na japë përgjigje shumë të shpejta.

E kemi vjedhur vëmendjen me këtë ministre, por do të ndodhi. Shumë shpejt do jetë në tv duke folur edhe me gazetarët. Mundet ti delegoni pushtet për të ekzekutuar, ajo që nuk mund ta delegoni është të hiqni vendimin e procesve demokratike. Besoj fort që profesori është ende i ri dhe do ta shohë atë ditë. Pushtimi për ekzekutim i inteligjencën artificiale është i prakrahasueshëm. Njerëzit duhet të jenë në hapin e duhur. Unë besoj që s’ka inteligjencë artificiale që mund të konkurrojë të keqën brenda njerëzve," tha Rama.

Deklratat ai i beri gjatë një prezantimi të platformës Startup Albania në kryeqytet./E.I/