Sergio Busquets e ka vendosur, ‘var këpucët’ në fund të vitit
Legjenda spanjolle e mesfushës, Sergio Busquets, pritet t’i japë fund karrierës së tij të lavdishme në fund të sezonit 2025 të MLS me Inter Miamin. Lajmi u bë i ditur nga gazetari i COPE, Nacho García, sipas të cilit kapiteni i dikurshëm i Barcelonës do të tërhiqet nga futbolli aktiv sapo të përfundojë kontrata e tij aktuale në SHBA.
Busquets, 37 vjeç, konsiderohet gjerësisht si një nga mesfushorët mbrojtës më të mirë në historinë e futbollit. Gjatë 15 viteve me ekipin e parë të Barcelonës, ai grumbulloi 713 ndeshje dhe fitoi plot 32 trofe, përfshirë Liga të Kampionëve dhe tituj të shumtë në La Liga. Në vitin 2023, ai u bashkua me mikun dhe ish-shokun e skuadrës, Lionel Messi, tek Inter Miamin, duke nisur një aventurë të re në MLS.
Përfaqësuesi i Spanjës dhe kampion bote në vitin 2010, prej kohësh ka lënë të kuptohet se fundi i karrierës po afrohej. Verën e kaluar, ai e pranoi hapur se ishte “më afër përfundimit të karrierës sesa vazhdimit të saj”.
Edhe pse njoftimi zyrtar ende nuk është bërë publik, gjithçka tregon se fundi i vitit 2025 do të shënojë mbylljen e një epoke për një prej emrave më të mëdhenj që ka njohur mesfusha moderne e futbollit.