Franca i kërkon OKB mbështetje për zgjidhje me 2 shtete, SHBA dhe Izraeli bojkotojnë

Franca dhe Arabia Saudite do të mbledhin dhjetëra liderë botërorë në një konferencë në Nju Jork sot për të siguruar mbështetje për një zgjidhje me dy shtete për konfliktin palestinezo-izraelit, dhe disa prej tyre pritet ta njohin zyrtarisht shtetin palestinez, raportoi Reuters.

Pasi Asambleja e Përgjithshme miratoi një deklaratë që përshkruante “hapa të prekshëm, të kufizuar në kohë dhe të pakthyeshëm” drejt një zgjidhjeje me dy shtete, ndërsa dënonte Hamasin dhe i bënte thirrje atij të dorëzohej dhe të çarmatosej, Ministri i Jashtëm Francez Jean-Noel Barot tha se nuk ishte një premtim i paqartë për të ardhmen e largët, por një plan veprimi që fillon me prioritetet kryesore: një armëpushim, lirimin e pengjeve dhe rrjedhën e papenguar të ndihmës humanitare në Gaza.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha mbrëmë se shteti palestinez “nuk do të krijohet” dhe se ato vende që e kanë njohur atë po i japin “një shpërblim të madh terrorizmit”.