VIDEO/ Për herë të parë në ‘Oktoberfest’, shfaqen veshjet tradicionale shqiptare në Mynih
Shqiptarët që jetojnë në Mynih të Gjermanisë kanë përjetuar një ngjarje historike, ku për herë të parë në parakalimin e Oktoberfest, një nga festivalet më të njohura dhe më të mëdha të vitit në Gjermani, u shfaqën veshjet tradicionale shqiptare.
Deutsche Welle raporton se përfaqësues të komunitetit shqipfolës në Mynih, të mbështetur nga Shoqata “Iliria München”, parakaluan me simbolet dhe kostume kombëtare shqiptare, duke u bërë pjesë e kësaj feste madhështore që tërheq mijëra vizitorë nga e gjithë bota.
Ky akt shënoi një moment të rëndësishëm në përfaqësimin e kulturës dhe traditës shqiptare, në një nga ngjarjet më të njohura dhe prestigjioze të botës.
Organizimi i këtij parakalimi ishte mundësuar nga Shoqata “Iliria München”, e cila ka kontribuar në promovimin e kulturës shqiptare dhe forcimin e lidhjeve ndërkombëtare mes shqiptarëve dhe komunitetit gjerman.