VIDEO/ Pelegrini gjen golin e parë të sezonit, Roma mposht Lacion në derbi dhe ngjitet në zonën Champions
Roma ka fituar derbin e qytetit në transfertën me Lacion. Goli i vetëm i sfidës erdhi nga Pelegrini në të 38-ën.
Pavarësisht tentativave asnjëra prej skuadrave nuk mundi të tundte rrjetat. Në minutën e 86-të Lacio u godit rëndë pasi ngeli me 10 lojtarë duke qenë se Balahyane mori karton të verdhë për faullin e shkaktuar.
Rikujtojmë që kjo është fitorja e tretë për skuadrën e Gasperinit me rezultat të ngushtë 1-0. Me këtë triumf, verdhekuqtë ngjiten në vendin e 4-t me 9 pikë ndërsa Lacio mbetet në të 14-in me 3 pikë.