FOTO/ Aksident në Pogradec, ‘Benzi’ me shpejtësi të lartë merr përpara pemët në trotuar

Një aksident rrugor u shënua mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Pogradecit.

Makina tip ‘Mercedes Benz’, i drejtuar nga një i ri, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë në anë të rrugës. Për fat të mirë, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat bënë të mundur largimin e pemës nga rruga, pasi ajo kishte bllokuar qarkullimin për disa minuta.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të mjetit.