Pamjet e aksidentit tragjik në Shkodër - Hani i Hotit! Viktimat babë e bir! Makina u përplas me shtyllën e reklamës

'Syri.net' sjell pamjet e para pas aksidentit tragjik që i mori jetën babë e birë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:20, në aksin rrugor Shkodër- Hani i Hotit.

Makina e drejtuar nga shtetasi Valentin Bluda, 32 vjeç dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e një reklame buzë rrugës.

Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e mjetit dhe babain e tij, shtetasin Nikolla Bluda, 76 vjeç, i cili ndodhej si pasagjer. Të dy kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Aksi Shkodër - Hani i Hotit është një nga akset më problematike që ka marrë shumë jetë njerëzish.