VIDEO/ ‘Tripleta’ e Harry Kane i jep fitoren Byernit ndaj Hoffenheim-it

Në Bundesliga, Bayern Munich vazhdon marshimin pa pengesa. Skuadra e trajnerit Vincent Kompany triumfoi 4-1 në transfertë ndaj Hoffenheim-it, falë një super paraqitjeje të Harry Kane, i cili realizoi një ‘tripletë’ spektakolare, ndërsa në fund vulosi suksesin e thellë Gnabry. Sulmuesi anglez tashmë ka arritur në kuotën e tetë golave dhe tri asistimeve pas vetëm katër javësh kampionat.

Në ndeshjet e tjera të javës, Freiburg regjistroi një fitore të qartë në fushën e Werder Bremen, ku mes realizuesve ishte edhe italiani Vincenzo Grifo. Sukses të rëndësishëm mori edhe Mainz, që mposhti Augsburg-un në transfertë.

Ndërkohë, e vetmja fitore në shtëpi u shënua nga Hamburg, që mundi minimalisht 2-1 Heidenheim-in, duke shtuar tri pikë të vlefshme në renditje.

Rezultatet:

Augsburg – Mainz                   1-4

Hamburger SV – Heidenheim 2-1

Hoffenheim - Bayern Munich 1-4

Werder Bremen – Freiburg      0-3