", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/September/20/auto_eeee1758381416.jpg", "width": 900, "height": 427 } }

VIDEO/ Mirlind Daku ‘bomber’ në Rusi me një supergol ndaj Akron Togliatti-t

Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku, ka realizuar një perlë të vërtetë në përballjen e skuadrës së tij kundër Akron Togliatti-t, duke ngushtuar diferencën në rezultat në 2-1.

Gjilanasit iu desh të përballej me tre kundërshtarë, por e mbajti topin me zgjuarsi dhe më pas lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, e cila përfundoi në rrjetë pa asnjë mundësi për portierin vendas.

Ky gol i jashtëzakonshëm është i teti për Dakun në këtë edicion të Superligës ruse, duke e vendosur atë në krye të listës së golashënuesve, përpara Batrakovit që ka tetë realizime.

Në këtë takim, nga minuta e parë u aktivizua edhe mesfushori Veldin Hoxha, por ai u zëvendësua në pjesën e dytë nga Dardan Shaban Haxhaj, një tjetër futbollist shqiptar që po bën emër në Rusi.