Kanosi drejtorin e Spitalit në Durrës/ Shoqërohet për disa orë vëllai i ‘Rrumit’
Një incident i pazakontë ka ndodhur në ambientet e spitalit rajonal të Durrësit, ku Vullnet Muça, vëllai i Pëllumb Muharremit, i njohur ndryshe si “Rrumi i Sukthit”, është shoqëruar nga policia pas një përplasjeje verbale me drejtorin e spitalit, Renis Mullaj.
Sipas gazetares së Syri TV, Burime pranë policisë bëjnë me dije se Muça ka kanosur drejtorin për shkak të detyrës, çka ka çuar në shoqërimin e tij për rreth 5 orë në komisariatin e Durrësit.
Pas marrjes në pyetje, ndaj tij është nisur procedim penal për ‘kanosje për shkak të detyrës’.
Ende është e paqartë nëse debati midis Vullnet Muçës dhe Renis Mullajt ka ndodhur për shkak të detyrës së Mullajt si drejtor spitali apo për motive të tjera.
Renis Mullaj më herët ka qenë dhe nënkryetar i Bashkisë së Durrësit.