SYRI TV/ Rama zbulon arsyen pse krijoi 'Diellën': E krijuam të na rrisë imazhin në botë
Kryeministri Rama konfirmoi se ‘Diella’ është krijuar për efekt propagandistik dhe për të tërhequr vëmendjen e të huajve, duke shituar si sukses jehonën në mediat ndërkombatare të një ministrje virtuale, në vendin më të korruptuar ne Europë. Në prezantimin e ministres së Shendetësisë Evis Sala, Rama tha se do të fusë teknologjinë artificiale edhe në shendetësi, në një kohë që te Onkologjiku mungojnë pajisjet e medikamentet jetësore. Kreu i qeverisë shkoi përtej propgandës, kur tha se në sistemin shqiptar do vijnë të punojnë edhe mjekë të huaj.
SYRI TV
Kryeministri Edi Rama Edi Rama prezatoi Ministren e re të Shëndetësisë Evis Sala, ku proprgandoj sispas tij arritjet e qeverisë në sistemin shëndetësor, por pa dashur, gjatë fjalës së tij, zbuloi edhe arsyen e vërtetë të emeërimi të Ministres virtuale Diella, në krye të prokurimeve publike
Rama konfirmon kështu se krijimi i ministrisë me inteligjencë artificiale, pas së cilës fshihet vetë ai, ishte në funksion të propagandës për të tërhequr vëmëndjen e të huajve, duke e shitur si sukses jehonën në mediat ndërkombëtare, që në fakt shkruajnë se ‘Diella’, pritet ti hapë rrugë një niveli të ri korrupsioni.
Kreu i qeverisë shkon edhe më tej duke propaganduar futjen e teknologjisë artificiale edhe në shëndetësi, që duket groteske, në një kohë që në onkologjik prej vitesh mungojnë medikamentet dhe pajisjet mjekësore, e pacientët
Rama nuk tha asnjë fjalë për largimin masiv të bluzave të bardha jashtë vendit, por shkoi përtej imagjinatës, kur tha se mjekët e huaj do të vijnë të punojnë në sistemin shëndetësor shqiptar.
Nga ana e saj, minsitrja e re e shëndetësisë Evis Sala foli për strukturat shëndetësorë që sipas saj kalojnë edhe nivelet evropiane, duke premtuar rimbursim të barnave onkologjike, por pa u ndalur tek kolapsi që po përjeton ky spital. Megjithatë, përtej shmangies së Ramës e Salës, ishin vetë qyetarët ata që demaskuan propagandën qeverisëse, duke i kujtuar Rames dhe ministres, keqmenaxhimin dhe korrupsionin në onkologjik, ku mungojnë medikamentet jetësore
Teksa bëri përgjegjës qeverinë e PD për gropat në shendëtësi, Rama shmangu totaklisht nga retorika e tij politike koncensionet korruptive në shendëtsi, që i kushtuan buxhetit të shtetit mln euro.