Aksidenti me vdekje në dalje të Vorës, policia arreston 2 persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në dalje të Vorës, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.
Policia njofton se rreth orës 08:30, automjetet e drejtuara nga shtetasit Beqir Gripshi, 24 vjeç, dhe Ferit Haka, 31 vjeç, u përplasën me automjetin e Flobert Ajazit, 35 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, Flobert Ajazi humbi jetën, ndërsa dy pasagjerë, A. B., 18 vjeç, dhe M. H., 34 vjeçe, u plagosën dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.
Policia ka arrestuar Beqir Gripshin dhe Ferit Hakën, ndërkohë që po vijon hetimi për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.