2 mijë euro gjobë për ngacmimin e gazetares, 60 organizata kundër marrëveshjes së Prokurorisë së Prishtinës me të akuzuarit
60 organizata të shoqërisë civile dhe organizata përfaqësuese të mbi 150 mediave në Kosovë, kanë reaguar sot, më 19.09.2025, pas njoftimeve se Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar një dënim skajshmërisht të ulët për ngacmimet ndaj gazetares së KALLXO.com, të kryera nga publikues dhe ndjekës të grupit famëkeq “AlbKings”.
Më 18.09.2025, Prokuroria e Prishtinës ka paraqitur në gjykatë marrëveshjen me të pandehurit, të cilët planifikohet të dënohen vetëm 2 mijë deri në 2 mijë e 500 euro gjobë për shqetësimin e vazhdueshëm të gazetares. Tre të pandehurit ishin arrestuar nga Policia në operacione speciale.
Në reagimin e tyre, aktivistët e shoqërisë civile i kanë kërkuar Gjykatës së Prishtinës të hedhë poshtë këtë marrëveshje, duke kërkuar ndëshkim meritor për kryerësit e kësaj vepre.
“Nga ky njoftim kemi kuptuar se një grup prej tre ngacmuesish të gazetares dhe shumë vajzave të tjera, potencialisht viktima të grupeve pornografike në rrjetin “Telegram”, siç ishte grupi “AlbKings”, parashihet të dënohen vetëm me nga 2,500 euro gjobë, bazuar në një marrëveshje të paprecedentë të lidhur ndërmjet ngacmuesve dhe Prokurorisë së Prishtinës, e përfaqësuar nga prokurorja Elza Bajrami. Marrëveshja është konfirmuar edhe nga kryeprokurori i kësaj Prokurorie, Zejnullah Gashi”- thuhet në reagimin e OJQ-ve, të datës 19.09.2025.
Organizatat nënshkruese kanë potencuar se për vlerësimin e tyre është shumë e qartë se për këtë vepër ligji parashikon dënim deri në 3 vjet burgim, mirëpo Prokuroria e Prishtinës ka pranuar një dënim skajshëm minimal, i cili nuk përmbush asnjë standard ligjor dhe etik për situatën.
“Në këtë rast, Prokuroria ka trajtuar ngacmimin ndaj një gazetareje si një çështje të zakonshme dhe pa pasoja për të mirën publike. Dënime të tilla ndaj ngacmuesve të grave gazetare dhe ndjekësve të platformave pornografike, të cilat tashmë kanë shkaktuar qindra viktima tek vajzat dhe gratë e Kosovës, edhe një herë dëshmojnë mendësinë patriarkale të sistemit dhe vullnetin e prokurorëve për të mbyllur sytë para dhunës ndaj grave”- thuhet në reagimin e OJQ-ve.
Përmes këtij reagimi, kërkohet nga Gjykata e Prishtinës që gjatë shqiptimit të dënimit mos të merret parasysh dakordimi në mes të akuzuarve dhe Prokurorisë së Prishtinës.
“Duke ditur procedurat ligjore, ne, organizatat e poshtëshënuara, i bëjmë thirrje gjykatësit të rastit, Fisnik Gashi, që të mos lejojë që para syve të tij të kalojë një ujdi e tillë, e cila i amniston ngacmuesit dhe i ri-viktimizon vajzat dhe gratë gazetare. Dënimi me vetëm 2 mijë e 500 euro për ngacmuesit e gazetareve, të cilët përdorin mënyrën më perfide të sulmit kibernetikë online, është i papranueshëm dhe nuk i shërben mbrojtjes së grave gazetare dhe aktiviste, të cilat çdo ditë e më shumë janë pre e ngacmimeve të tilla”- thuhet në reagim.
Aktakuza dhe marrëveshjet për pranimin e fajësisë
Njëra nga gazetaret e KALLXO.com ishte viktimë e një sulmi të organizuar në rrjetin “AlbKings”, ku janë shpërndarë numra të telefonit të grave e vajzave, duke përfshirë edhe numrat e grave gazetare. Shpërndarja e cila kishte ndodhur pas një hulumtimi mbi dhunën në familje, e vendosi gazetaren në një situatë të ngacmimeve të vazhdueshme nga anëtarët e grupit famëkeq “AlbKings”.
Tre nga personat e identifikuar nga Policia ishin arrestuar. Dy prej tyre e kishin ngacmuar gazetaren ndërsa i treti edhe e kishte shpërndarë numrin e telefonit në grupin “AlbKings” në Telegram. Pas arrestimeve dhe hetimeve, Prokuroria e Prishtinës kishte vendosur të hynte në negociata për pranim të fajësisë me të pandehurit.
Në aktakuzën e ngritur nga prokurorja Elza Bajrami-Kastrati, në dispozitivin arsyetues nuk përmendet në asnjë moment fakti që njëri nga të akuzuarit ka pranuar që ka bërë shpërndarjen e numrit të telefonit por edhe motivin që qëndron prapa kësaj çështjeje.
Nga 14 faqe aktakuzë, në faqen 10 dhe 11, përmendet se gjatë ekzaminimit të telefonave të të akuzuarve nga hetuesit policorë kundër krimeve kibernetike, janë gjetur qindra materiale, video e fotografi pornografike, dhe numra të telefonit, e po ashtu edhe mesazhe të shumta që të akuzuarit u kishin shkruar vajzave e grave që ishin target i grupit.
Qindra vajza e gra, në mesin e të cilave edhe një gazetare e KALLXO.com, ishin viktima të publikimeve pirate në rrjetin social “Telegram” në Kosovë, përmes grupit të njohur si “AlbKings”.
Mbi 100 mijë anëtarë të grupit “AlbKings” kishin qasje në numra të telefonit, materiale të ndryshme, fotografi dhe video, shumë prej të cilave të montuara.
Duke përdorur këto materiale, djem e burra të shumtë arritën të merrnin qindra numra të telefonit dhe nisën të ngacmojnë, shantazhojnë, intimidojnë gratë dhe vajzat që ishin target.
I gjithë procesi gjyqësor për këtë rast ka vazhduar me nënshkrimin e marrëveshjeve për pranim të fajsisë, të cilat parashohin një dënim me vetëm 2 mijë euro për ngacmimet e vazhdueshme.
Më 18.09.2025, mbrojtja e gazetares së KALLXO.com në Gjykatën e Prishtinës ka kërkuar që marrëveshja të mos pranohet me arsyetim se kjo marrëveshje nuk i ndëshkon në mënyrë meritore kryerësit dhe duke konstatuar se Prokuroria nuk kishte gjetur motivet e këtij krimi.
Përkundër kërkesave në proces, gjykata nuk ka pranuar kërkesën e mbrojtjes që të hedhë poshtë marrëveshjen për pranim të fajësisë.
Letra e organizatave të shoqërisë civile i kërkon gjykatës që të mos e pranojë dënimin e tillë dhe kryerësit t’i dënojë sipas ligjit.
Organizatat nënshkruese janë:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, AGK
Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës, AMPEK (asociacion i 93 mediave elektronike)
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, KMShK (mekanizëm vetërregullues i mediave online me 49 anëtarë)
Rrjeti i Grave të Kosovës (rrjet i 102 OJQ-ve anëtare)
Activism Roots
Advocacy Center for Democratic Culture – ACDC
Advocacy Training and Resource Center, ATRC
ANIBAR
Art and Community Center – ARTPOLIS
Balkan Green Foundation, BGF
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN
CEL Kosova
Civil Rights Program Kosovo – CRP/K
Community Building Mitrovica, CBM
Community Development Fund, CDF
Dajana Berisha, Forumi për Iniciativa Qytetare, FIQ
Democracy for Development, D4D
Demokraci Plus, D+
Durmish Asllano
Ec ma ndryshe
Fondacioni Kosovar i Shoqërisë Civile, KCSF
Fondi për të Drejtën Humanitare, HLC
Fourth Wave
GERMIN
HANDIKOS Istog
HANDIKOS, Drenas
Instituti Demokratik i Kosovës, KDI
Instituti i Kosovës për Qeverisje Lokale
Instituti QIKA
Instituti Riinvest
Internews Kosova
KMDLNj
Kolektivi Hyjneshat
Kosovo Advocacy and Development Centre – KADC
Kosovo Women for Women
Lëvizja FOL
NGO AKTIV
OJQ AVOKO
OJQ ÇOHU
OJQ Dylberizm
OJQ Gjethi
OJQ ISDY
OJQ Mundësia
OJQ Pishtarët
OJQ Romtegra
OJQ YES
OJQ ZANA
Open Data Kosovo
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA
Qendra Kosovare për Studime Gjinore, QKSGj
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, QKSS
Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD
Romano Avazo
Rrjeti Avonet
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës
Rrjeti Qeliza
Sekhmet Institute
SH-L Kosova
Syri i Vizionit
Women in Tech Kosova
Perry dëshiron të paralajmërojë turistët e tjerë holandezë për Shqipërinë me historinë e tij. “Mendohuni mirë para se të shkoni atje. Nuk është Bashkimi Evropian. Ligjet dhe rregullat janë ndryshe dhe mezi flasin anglisht.
Unë nuk shkoj më kurrë atje.”/ Kallxo.com