Rikthehet ‘maratona e makthit’ në kryeqytet/ Nga bllokimi i rrugëve te devijimi i qarkullimit, ‘Tiranathlon’ pritet të ‘paralizojë’ Tiranën
Tirana pritet të paralizohet në fundjavë, teksa Bashkia e Tiranës do të mbajë ‘Tiranathlon’, garën sportive që bashkon tre disiplina në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.
Nisur dhe nga eksperienca e ‘hidhur’ me Giro d’Italia, në maj të këtij viti, ku për tre ditë me radhë Tirana u fut në një kaos, duke bërë që shumë qytetarë të mos arrinin në kohë në destinacionet e tyre, punë apo edhe në banesa.
Gara ‘Tiranathlon’ pritet të ‘paralizojë’ kryeqytetin, teksa qindra sportistë, profesionistë ose jo nga shumë vende të botës, do të garojnë këtë të dielë përgjatë një itinerari të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës, e cila do të mbahet kryesish në zonën e liqenit të Farkës.
Për shkak të ‘Tiranathlon’ do të bllokohen disa akse rrugore, ndërsa do të bëhet edhe devijimi i qarkullimit për urbanet dhe mjetet e qytetarëve, ndërsa pjesë e këtij ‘show’ të Bashkisë është bërë edhe Policia e Shtetit, që siç tregoi edhe Giro d’Italia, e futi kryeqytetin në kaos, si pasojë e keqmenaxhimit.
Janë një pjesë e rrugëve të kryeqytetit, ku do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, teksa do të devijohet edhe qarkullimi i disa linjave urbane, më konkretisht:
1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Triathlon”, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, në datë 21.09.2025 nga ora 08:00 deri në orën 13:00 (montimet fillojnë më datë 19-20 Shtator 2025 dhe çmontimet do të bëhen direkt mbas përfundimit të aktivitetit), sipas segmenteve rrugore si më poshtë:
– Rruga e “Tuneleve”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Daxhir deri te kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit),
– Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Shaqir Palushi”, deri tek kryqëzimi Rruga “Daxhit” me Rrugën e “Vrapëve”),
– Rruga -Diga e Liqenit”,(duke filluar nga kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi Rruga “Daxhit” me rrugën “Diga e Liqienit”),
– Rruga “Panorama e Liqenit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”).
– Rruga interurbane kryesore (TEG-Ura Shkozë) • Blv Zhan D’Ark, Blv Gjergj Fishta, Blv. Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë-pallati me shigjeta).
2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
– Linja Nr. 1/A “Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe 1/13 “Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” devijon në njërin drejtim në “Sheshin Willson” tjetri në qendër.
– Linja Nr. 2 “Teg-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.
– Linja Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër” pezullohet përkohësisht.
– Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium-Teg” devijon te rrethrrotullimi “Ekonomikut”.
– Linja Nr. “Qyteti Studenti-Jordan Misja” devijon në qendër. – Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.
– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së bukës” dhe në qendër.
– Linja Nr. 14 “Unaza” pezullohet përkohësisht.
3. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itinerarët e mësipërm.