‘E ka kthyer i madhi në target’/ Ahmetaj 'plas bombën': SPAK po fsheh të vërtetën e ‘Buka sh.a’, vetë prokurori u tërhoq nga akuza...

Ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj ka demaskuar SPAK  dhe prokurorin e çështjes, Elvin Gokaj, lidhur me hetimet e nisura ndaj ish zëvendëskryeministrit për  dosjen ‘Buka sh.a’, për të cilën Prokuroria e Posaçme thotë se Ahmetaj, përfitoi nga privatizimi në kohën kur ishte ministër i Financave.

Por  ish-zyrati i lartë i qeverisë shqiptare përmes një memo sqaruese, shpjegon një të vërtetë tjetër që sipas, Ahmetajt, SPAK, po e fsheh, dhe kjo ka të bëjë me persona të tjerë të përfshirë në dosje, por që janë fshehur qëllimisht.

Ahmetaj sqaron se në seancën paraprake që është mbajtur në GJKKO, ishte pikërisht prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, i cili tërheq akuzën e bërë nga vetë ai, me pretendimin se është dëmtuar shteti gjatë procedurave të privatizimit të shoqërisë ‘BUKA SH.A’.

Sipas Ahmetajt, e gjithë kjo është tendencioze nga ana e SPAK, për shkak se siç thekson, numri dy i qeverisë, duan t’i atribuojnë akuza që në fakt nuk i ka kryer.

‘Që nga korriku i vitit 2022 kur kjo çështje u mor nga SPAK, në media dhe gjithandej përflitej që unë akuzohesha  që kisha dëmtuar shtetin, kjo gjë u shkrua dhe në akuzë. Ndërkohë në seancën e gjykimit paraprak prokurori tërheq akuzën e bërë nga vetë dora e tij e shkruar e zeza në të bardhë, se unë kam dëmtuar shtetin.  "Është lapsus i imi..." deklaron.  Është kjo qesharake, Qesharake??  Është tendencioze akuza e dikurshme?? Pooo. "Ta ngarkojmë këtë se e ka kthyer i madhi në target".

Po ashtu ish zëvendëskryeministri dhe ish Ministri i Financave pretendon se në seancën paraprake, ka një moment në debatin Prokuror-Avokat, për ndarjen e dosjes në dy pjesë, dhe kjo sipas Ahmetajt është e qëllimshme, pasi duan të devijonë të vërtetën.

‘Stil tashmë i konsoliduar në shumë herë i organit të akuzës për te devijuar te vërtetën.  Megjithëse ka vendim gjykate që të mos ndahet kjo çështje, prokurori e ka ndarë çështjen se ashtu i konvenion.  Por cila është arsyeja? Të mos dali panorama e të vërtetës e plotë, duke fshehur faktet, duke mos ngarkuar me përgjegjësi ata që janë pjesë?', pretendon Ahmetaj.

Ish zyrtari i lartë i qeverisë që po hetohet e gjykohet në arrati, deklaron se procedurat e privatizimit të shoqërisë Buka sh.a, janë konform rregullave dhe ligjeve të vendit, por shton se pretendimet e prokurorit Gokaj, kanë prapavijë politike.

‘Sigurisht që ka, por prokurori o nuk e njeh o nuk do t’i lexojë pasi në bazë të tyre unë s’kam shkelur asnjë ligj. Ashtu siç nuk përmend asnjë ligj që un kam shkelur në  akuzë e ngritur prej tij apo Ramës. Nëse unë do kisha bërë këtë vlerësim për të cilin po akuzohem, meritoja të akuzohesha për atë që më bëjnë tani.  DMTH duke mbrojtur interesat e shtetit e privatit në të njëjtën kohë kam bërë këtë "Krimin" e domosdoshëm, se ju duhem në burg’, thuhet më tej në reagimin e Ahmetajt.