Zbulohet: Si u përplasën shefat e kuzhinës mbretërore me Shërbimin Sekret gjatë darkës shtetërore të Trump në Windsor

Banketi luksoz në Kështjellën Ëindsor, i zhvilluar si pjesa qendrore e vizitës shtetërore të Presidentit Donald Trump në Britani, u trondit nga një përplasje e ashpër në kuzhinë, mëson The Daily Mail.

Darka madhështore mblodhi Trumpin dhe bashkëshorten e tij, Melanian, të pritur nga Mbreti Charles, Princi William dhe Princesha Kate, përballë dhjetëra drejtuesish biznesi dhe diplomatësh të lartë nga të dy anët e Atlantikut.

Ndërsa 160 të ftuarit VIP shijonin një menu me tre pjata në sallën madhështore të “St George's Hall”, tensionet “nën shkallë” filluan të vlojnë.

Burime për Daily Mail tregojnë se disa agjentë të Shërbimit Sekret, të ngarkuar me mbrojtjen e Presidentit, hynë në kuzhinë për të mbikëqyrur përgatitjet dhe madje për të provuar ushqimin – diçka që u duk e bezdisshme për stafin e kuzhinës.

Edhe pse të ftuarit nuk kishin dijeni për asgjë, atmosfera në kuzhinë u rëndua shpejt, ndërsa tensionet midis stafit britanik dhe sigurisë amerikane u përshkallëzuan.

Një burim mbretëror tha:
“Banketi ishte një sukses i jashtëzakonshëm në sallën kryesore, por pas skenës pati një përplasje. Shefat e kuzhinës, të përqendruar në shërbimin perfekt të tre pjatave, u nervozuan nga kontrollet e vazhdueshme të agjentëve amerikanë, të cilët madje merrnin mostra nga çdo pjatë. Ajo që nisi si një acarim i qetë u kthye shpejt në një shkëmbim të nxehtë, me zëra të ngritur nga të dyja palët. U desh pak kohë që gjakrat të qetësoheshin dhe kuzhina të rifillonte ritmin e saj normal. Mysafirët në sallë mbetën tërësisht të pavetëdijshëm, por brenda kuzhinës ishte e pamundur të mos e vëreje.”

Menuja luksoze e darkës me tre pjata - e cila ishte shkruar në frëngjisht - përbëhej nga panna cotta me lakër uji Hampshire me biskota djathi Parmixhano dhe sallatë me vezë thëllëze, të sjellë në një tavolinë të shtruar me 1,452 copë servise argjendi dhe pesë gota vere për person.

Më pas, shërbehej një pulë organike Norfolk e mbështjellë me kungulleshka me trumzë dhe lëng të kripur, ndërsa për ëmbëlsirë, një akullore “bombe” me vanilje dhe sorbe me mjedra Kentish, e dekoruar me kumbulla të ziera.

Lista e verërave ishte po aq e pasur: një verë e gazuar angleze e vitit 2016 nga Ëiston Estate për aperitiv, një Domaine Bonneau de Martray e bardhë e thatë për pjatën e parë, një Corton-Charlemagne Grand Cru 2018 për pjatën kryesore, dhe një Ridge Vineyards Montebello 2000 për mishrat e kuq, të shoqëruara nga shampanja Pol Roger Extra Cuvée de Réserve 1998.

Edhe pijet pas darkës ishin të zgjedhura me simbolikë: një porto e vitit 1945, në nder të Trump si presidenti i 45-të i SHBA-së, dhe një konjak i vitit 1912 – viti kur kishte lindur e ëma e tij, me origjinë skoceze. Megjithëse Trump nuk konsumon alkool, të ftuarve iu ofrua edhe një koktej i veçantë transatlantik, i përzier me uiski Johnnie Ëalker, reçel, shkumë me arrë pekan dhe marshmalloë të pjekur mbi një biskotë.

Trump dihet se shmang alkoolin pas vdekjes së vëllait të tij Freddie, i cili ndërroi jetë në moshën 42-vjeçare për shkak të abuzimit me alkoolin. Ai vetë ka deklaruar dikur: “Ishte një periudhë shumë e vështirë. Nëse nuk e nis, nuk do të kesh kurrë problem. Nëse e nis, mund të kesh problem. Dhe është një problem i vështirë për t’u ndalur.”

Në krye të tavolinës 47 metra të gjatë ishte ulur Mbreti Charles, përballë mysafirit të nderit, Donald Trump, i cili gjithashtu ishte ulur pranë Princeshës së Uellsit, të cilën e komplimentoi disa herë gjatë mbrëmjes. Përballë tyre qëndronte Zonja e Parë, Melania Trump, e vendosur mes Mbretëreshës Camilla dhe Princit të Uellsit.

Pamjet televizive të eventit tregonin një atmosferë të ngrohtë mes familjes mbretërore dhe çiftit presidencial amerikan – të gjitha pa lënë të kuptohej asgjë nga ajo që po ndodhte në prapaskenë./Daily Mail - Syri.net