Berisha: Ne e kemi kërkuar shkarkimin e Veliajt me kohë, tani Edi Rama po vjen te kërkesa jonë sepse kërkon ta groposë përfundimisht atë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot në një konferencë për media se opozita ka kërkuar prej kohësh shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Ai akuzoi mediat e kontrolluara nga Veliaj për manipulim, duke shpërndarë lajme të rreme se ekziston një aleancë Rama-Berisha për shkarkimin e tij.
Berisha tha se janë zhvilluar 46 protesta dhe në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak PD ka kërkuar largimin e Veliajt.
Sipas tij, është vetë Edi Rama që tani po kërkon ta sakrifikojë kryebashkiakun për interesat e tij politike.
“Misioni me Veliajn është përmbushur, tani radhën e ka Edi Rama”, theksoi Berisha.
FJALA E BERISHËS:
Faleminderit për pyetjen, por para se të përgjigjem, do bëj një sqarim për opinionin publik.
Mediat e kontrolluar nga Veliaj, kanë përgatitur titujt të informojnë se sot pasdite u vendos aleanca Rama-Berisha në shkarkimin e Erion Veliajt.
Ky është një trillim i paskrupullt.
Qytetarët janë dëshmitarë se janë 46 protesta të opozitës kundër korrupsionit të Erion Veliajt.
Qytetarët janë dëshmitarë se në çdo mbledhje të këshillit bashkiak, këshilltarët e PD kanë kërkuar, kanë insistuar për shkarkimin e menjëhershëm të Erion Veliajt.
Dhe nëqoftëse Edi Rama vendos të bashkojë votat me opozitën për shkarkimin e tij, ne natyrisht nuk mund të mos votojmë për plotësimin e asaj kërkese që ne e kemi bërë në
çdo mbledhje të këshillit bashkiak.
E qartë kjo besoj?
E qartë.
Pra nuk jemi ne... se i kanë bërë tituj gati ata dhe sot kjo ka qenë ajo porosia e nëndheshme.
Nuk jemi ne që po bashkojmë votat, janë ata që po vijnë tek ne.
Natyrisht jo për qëllimet tona, por vetëm për qëllimet e Edi Ramës.
Edi Rama nuk mund ta mbajë Erion Veliajn si gur varri në qafë, do ta groposë përfundimisht dhe sa më parë.
Por ne do mbajmë të njëjtin qëndrim ndaj Edi Ramës.
Mision i përmbushur me Erion Veliajn, tani radhën e ka Edi Rama me Lubinë.
Të gjitha çështjet që ngrite këtu, do marrin përgjigje në ditët në vazhdim nga forumet dhe konsultat e PD, qoftë me forumet, qoftë me aleatët..