Berisha: Me këtë narkoqeveri ka vetëm luftë frontale! Do i përgjigjemi dhëmb për dhëmb kudo

Lideri i opozitës, Sali Berisha theksoi edhe njëherë tjetër se me narkoqeverinë e Edi Ramës do të ketë vetëm luftë frontale.

Opozita e ka shumë të qartë se me këtë narkoqeveri, që ka shndërruar procesin zgjedhor në farsë elektorale, ka vetëm luftë frontale me të gjitha format e saj, në parlament, jashtë parlamenti dhe ne do i përgjigjemi dhëmb për dhëmb të gjithë kësaj përpjekje për të shtypur pluralizmin në Shqipëri’, u shpreh Berisha gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu.