SYRI TV/ Sekretariati i etikës përjashton Bardhin e Krekën, Korreshi: Kërkuam ripërsëritje të seancës

Me kërkesë të socialistëve, Sekretariati i etikës ka përjashtuar me 10  ditë nga punimet e seancës dhe komisionet parlamentare, deputetët demokratë, Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka, pas tensioneve në seancën plenare. Në përfundim të mbledhjes, deputeti Saimir Korreshi deklaroi se kërkesa e opozitës për të përsëritur seancën plenare, për programin e  qeverisë, u hodh poshtë nga mazhoranca.

Syri tv

Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga punimet e kuvendit  kreun e grupit parlamentar të partisë demokratike Gazmend Bardhin dhe deputetit Fidel Kreka. Përjashtimi i tyre vjen pas kërkesës së bërë nga Partia Socialiste e cila pas seancës së djeshme mblodhi firmat, duke kërkuar masë disiplinore për dy deputetët demokratë. Ndonëse përfaqësuesit e opozitës kërkuan ripërsëritjen e seancës së djeshme, mazhoranca vendosi që të vijojë agjendën e saj duke përjashtuar deputetët demokrat. Në mbarim të mbledhjes së Komisionit të Etikës ka folur deputeti demokrat Saimir Korreshi i cili u shpreh se opozita ka kërkuar ripërsëritjen e seancës parlamentare të një dite më parë, por ky komision nuk ka marrë parasysh asnjë kërkesë të bërë nga Partia Demokratike.

Mazhoranca në sekretariatin e etikës, ka përjashtuar me 10  ditë nga punimet e seancës plenare dhe komisionet,  deputetë  demokratë, Gazment Bardhi dhe Fadil Kreka, pas tensioneve në seancën plenare, që u krijuan si pasojë e vendimit të kryeministrit Edi Rama për ti dhënë fjalën në kuvend,  ministres së inteligjencës artificiale, Diella.  Socialistët  i akuzuan dy ligjvënësit e opozitës se penguan zhvillimin e  seancës plenare,  duke hedhur  sende  në drejtim të këshillit të ministrave, gjatë seancës plenare, ku u votua qeveria e re. Në përfundim të  mbledhjes,deputeti demokrat Saimir Korreshi deklaroi se opozita ka kërkuar ripërsëritjen e seancës parlamentare të një dite më parë, por ky komision nuk ka marrë parasysh asnjë kërkesë të bërë nga Partia Demokratike.

Pas provokimeve të kryeministrit programi qeveritar dhe përbërja e kabinetit të ri qeveritar, kaloi pa diskutime, në një votim qe zgjati vetëm 5 minuta, ndërsa Rama paralajmëroi se kalimi në votim, do të  jetë teknika e përhershme e mazhorancës, në rastet kur opozita do të kundërshtojë ose do te revoltohet në kuvend.