Pjesë e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Mësohet se është liruar nga qelia ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu.

Vendimi është marrë nga GJKKO.

Ndërkohë që hetimet për anëtaren e sistemit të drejtësisë Fetahu filluan pas dyshimeve që ajo ishte e përfshirë në dy dosje që po hetoheshin nga SPAK, njëra lidhur me organizatën "Çopja" dhe tjetra me grupin e Suel Çelës.

Ajo u mbajt e paraburgosur ndërkohë që vijonin hetimet për aktivitetet e saj të paligjshme, duke përfshirë lidhjet me krimin e organizuar dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm. SPAK ka dyshime për korrupsion ne kuader te dosjes se organizatave kriminale në Elbasan të drejtuara nga Suel Çela dhe vëllezerit Çopja.

Ndërkohë që sot Gjykata e Posaçme ka ndryshon masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

Vendimi u dha këtë të premte nga gjyqtari Erjon Çela.

Një ditë më parë Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish gjyqtares për ndryshimin e masës së sigurisë.