Spielberg zbulon sekretet pas suksesit të aktorëve të tij: “Ndonjëherë duhet të bindesh”
Edhe një nga regjisorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, Steven Spielberg, ka treguar se edhe për të, puna me aktorët nuk ka qenë gjithmonë e lehtë.
Dy aktorë të njohur i refuzuan rolet e propozuara nga ai në mënyra krejtësisht të ndryshme. Në vitin 1989, gjatë xhirimeve të filmit Always, Spielberg shpalli para ekipit: “E gjeta Fred Flintstone-in tim. Është John Goodman.” Goodman u ndje nën presion, por përfundimisht pranoi. Megjithatë, kur u planifikua vazhdimi The Flintstones in Viva Rock Vegas (1994), aktori kërkoi të mos përfshihej dhe roli i Fred shkoi tek Mark Eddy.
Një tjetër rast ishte me Daniel Day-Lewis. Spielberg i ofroi atij rolin e Abraham Lincoln në mesin e viteve 2000, por aktori e refuzoi pasi e konsideroi projektin shumë “sublim”. Gjashtë vjet më vonë, regjisor i riktheu ofertën me një skenar të ri, duke e përqendruar tek muajt e fundit të jetës së Linkolnit. Me këmbëngulje, Spielberg e bindur aktorin të pranonte rolin, që më pas i solli Day-Lewis çmimin e tretë Oscar për Aktorin më të Mirë.
Spielberg ka thënë se takimi i tyre i parë ishte vendimtar për suksesin e bashkëpunimit: “Nuk mendoj se e harroi atë bisedë apo sfidën që i ofrova atëherë.”