Miratimi i qeverisë më forcën e kartonëve, Vokshi: Rama ka qëllim shkatërrimin e pluralizmin, Peleshi shkeli Kushtetutën...

Në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri TV deputetja Albana Vokshi deklaroi se Edi Rama “gjithçka e kishte plan dhe provokim gjatë seancës ku mendohej se do të prezantohej programi qeverisës”.

“Parlamenti tashmë është zhvlerësuar dhe Rama e ka përdorur gjithmonë si noter Kuvendin”, tha deputetja e PD në bisedë me moderatorin Flavio Qarri.

Albana Vokshi: Unë kam bindjen time, dhe e thashë edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar që u zhvillua menjëherë pas mbylljes së seancës nga ana e Peleshit që mendonte që Edi Rama do lejonte Sali Berishën të fliste po aq kohë sa fliste Edi Rama, sepse në rregulloren e Kuvendit thuhet që përfaqësuesi i opozitës flet ekzakt kohë që flet përfaqësuesi i qeverisë, kryeministri që paraqet edhe programin dhe përbërjen e qeverisë. Kushdo që e ka menduar këtë, dhe kushdo që e ka menduar që do të na jepte kohë nga 10 minuta gjithsecilit prej 50 deputetëve të opozitës e ka gabim. Është thjesht një iluzion. Nuk do ta lejonte Edi Rama këtë. E kishte plan. E kishte provokim, edhe futjen e Diellës edhe gjestet fyese që i bënte kryetarit të Grupit Parlamentar. Jo mbylle gojën, se e di ti etj, etj me kërcënime që mbase nuk janë parë në televizione por ka qenë një provokim i vazhdueshëm që nga minuta e parë e deri sa arriti atë plan që unë kam bindjen që e kishte të menduar.

Çfarë tregon kjo. Kjo tregon që parlamenti tashmë është zhvlerësuar. Rama asnjëherë nuk e ka dashur parlamentin. Ju e keni parë që e ka shfrytëzuar vetëm si noter. Ndryshe nga të gjithë kryeministrat e rajonit. Madje edhe miqtë e tij, Meloni apo të tjerë, e kanë detyrim që të shkojnë në parlament. E kanë detyrim që të përgjigjen në parlament. Sa herë e keni parë ju Edi Ramën që të vijë. Pra. qëllimi i tij është që të shkatërrojë pluralizmin, qëllimi i tij është që të mos ketë zë opozita. Shkeli procedurën duke futur Diellën. Nuk është në procedurë, nuk është në rregullore, nuk është në Kushtetutë.  Edhe kushtetua edhe rregullorja e kanë qartë, kryeministri prezanton programin qeverisës. Nuk ka aty, fut një ministër që ende nuk ka kaluar në parlament, virtual apo jo virtual. E bëmë kinema, e bëmë teatër. Jo , është kryeministri. Mbasi flet Kryeministri, bëhen pyetje nga deputetët, i përgjigjet pyetjeve kryeministri dhe mandej hapet debati dhe secili deputet flet 10 minuta., dhe pas kësaj flasin krerët e grupeve parlamentare dhe pas kësaj hidhet në votim.

Niko Peleshi me urdhër të Edi Ramës ka shkelur rëndë kushtetutën, ka shkelur rëndë rregulloren e Kuvendit dhe u ka hequr të drejtën deputeteve të opozitës për tu shprehur për programin qeverisës që është dokumenti më i rëndësishëm sepse është ai shtylla mbi të cilën do të varen në një farë mënyre pra, interesat e kombit, marrëdhëniet me jashtë, programi për arsimin, shëndetësinë bujqësinë, pra 4 vitet e ardhshme diskutohen. Dhe prandaj ne si opozitë ishim përgatitur që të rrinim jo 48 orë por edhe 72 orë nëse do të ishte e nevojshme, duke përfaqësua interesat e atyre që na kanë dhënë votën, por edhe atyre që nuk na e kanë dhënë votën dhe që ndjehen të papërfaqësuar në këtë parlament, ku 20-25 deputetë nuk janë përfaqësues të popullit, të shqiptarëve por janë përfaqësues të bandave kriminale....